UBT News

Pas humbjes së babait, Kelly Osbourne u kthen përgjigje të ashpër kritikëve të peshës

Kelly Osbourne ka reaguar ndaj kritikave të ashpra për humbjen e saj të dukshme në peshë, ndërsa ka marrë mbështetje të plotë nga nëna e saj, Sharon Osbourne.

Gjatë një interviste me gazetarin Piers Morgan, Sharon foli edhe për ditët e fundit të bashkëshortit të saj, ikonës së rockut Ozzy Osbourne.

Gjatë bisedës u transmetua një video, ku ajo i drejtohej hapur komenteve negative të ndjekësve lidhur me ndryshimin e saj fizik.

Në videon—e cila më vonë u fshi—Kelly shprehej: “Për ata që mendojnë se është qesharake apo e keqe të shkruajnë komente si ‘A je e sëmurë?’ apo ‘Hiqe dorë nga Ozempic, nuk dukesh mirë’, dua t’ju them këtë: Babai im sapo ka vdekur dhe po përpiqem të bëj më të mirën që mundem. E vetmja gjë që më mban tani është familja ime. Unë zgjedh të ndaj me ju anën e bukur të jetës sime, jo pjesën e dhimbshme.”

Mesazhin ajo e mbylli me një “F— off” të drejtuar kritikëve.

Sharon e mbrojti publikisht vajzën, duke theksuar se Kelly po përballet me një periudhë jashtëzakonisht të vështirë pas humbjes së babait.

“Ajo ka humbur babain e saj, nuk mund të hajë tani,” tha Sharon.

Kelly, tashmë 41 vjeç, u bë e njohur që në moshën 15-vjeçare përmes reality show-t The Osbournes, dhe gjatë viteve ka folur hapur për sfidat e saj me imazhin trupor dhe peshën. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version