Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka thënë se do të ketë “pasoja” për SHBA-në pas një blogu të një gazetari investigativ amerikan që pretendonte se Uashingtoni qëndronte pas shpërthimeve që shpërthyen tubacionet e gazit Nord Stream.
Ryabkov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se raporti i Seymour Hersh nuk ishte një surprizë për Rusinë.
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportin e z. Hersh, i cili thoshte se një sulm ndaj tubacioneve shtatorin e kaluar ishte kryer me urdhër të presidentit amerikan, Joe Biden.
Kryetari i Dumës së Shtetit Rus, Vyacheslav Volodin, tha se raporti duhet të bëhet baza për një hetim ndërkombëtar.
“Faktet e publikuara duhet të bëhen bazë për një hetim ndërkombëtar, duke sjellë Biden dhe bashkëpunëtorët e tij para drejtësisë”, u shpreh ai.
Ai tha se SHBA duhet të paguajë “kompensim për vendet e prekura nga sulmi terrorist”.
Moska ka thënë vazhdimisht se Perëndimi qëndron pas shpërthimeve që prekën gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2 – por pa dhënë prova.
Hetuesit nga Suedia dhe Danimarka kanë thënë se thyerjet ishin rezultat i sabotimit, por nuk kanë thënë se kush besojnë se mund të ishte fajtori./UBTNews/