Ndërsa uragani Ian po shkon drejt brigjeve të Karolinës së Jugut, meterorologët po paralajmërojnë për stuhi kërcënuese për jetën dhe erëra me shpejtësi 140 km në orë (87 mph).
Dhjetëra mijëra banorë janë larguar nga tokat e ulëta.
Në Florida, fokusi tani është kthyer në një operacion masiv kërkim-shpëtimi pasi uragani Ian shkaktoi dëme të gjera në të gjithë shtetin gjatë së mërkurës dhe të enjtes./UBTNews/