Snapchat-i iu është bashkuar listës së rrjeteve sociale që e kanë bllokuar ish presidentin amerikan Donald Trump.
Pas ngjarjeve të 6 janarit, rrjetet e mëdha sociale e kanë ndaluar Donald Trump që të postoj statuse potencialisht të rrezikshme për sigurinë e shtetit.
“Mund të konfirmojmë se e kemi mbyllur llogarinë e Trump-it në Snapchat” njofton zëdhënësi i Snapchat-it, Rachel Racusen.
Trump, nuk do ketë mundësi të postoj, apo të bëj thirrje përmes këtij aplikacioni, deri sa kompania t’i largoj kufizimet të cilat fillimisht u vendosën si masë parandaluese, e aktiviteteve të rrezikshme, të ish presidentit amerikan, raporton INDEPENDENT, transmeton Gazeta Express.
Ngjarjet e 6 janarit në SHBA, e shokuan të gjithë botën, pasi që mijëra njerëz hynë me dhunë në njërën prej ndërtesave më të rëndësishme të vendit, Capitol Hill.
Që nga ajo ditë mediat sociale e kanë bllokuar vazhdimisht ish presidentin Trump në mënyrë që ta parandalojnë përsëritjen e ndodhive të njëjta.