UBT News

Pas dy ditësh nxirren minatorët e blokuar në një minierë në Kanadë

30 minatorë të bllokuar në një minierë në lindje të Kanadasë janë nxjerrë pas dy ditësh pasi një incident dëmtoi liftin e minierës.

Punëtorët në minierën Totten në Sudbury, Ontario u ngjitën rreth 1.2 km duke përdorur një seri shkallësh, me mbështetjen e një ekipi shpëtimi. Raportohet se minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Edhe nëntë minatorë të tjerë janë duke u nxjerrë nga miniera.

Minatorët u bllokuan në minierë që nga e diela kur sistemi i ashensorit u dëmtua. Pas incidentit, minatorët vazhduan në vendet e strehimit, ku ata kishin ushqim dhe ujë, dhe ishin në kontakt me familjet dhe stafin e tyre jashtë minierës./UBTNews

Exit mobile version