UBT News

Pas avancimit të Ukrainës, Kremlini zotohet të rimarrë zonat e aneksuara

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha BBC-së se Rusia do të rimarrë zonat e Ukrainës nga të cilat po tërhiqet aktualisht.

Duke folur gjatë një telefonate me gazetarët, Peskov tha se territoret “do të jenë me Rusinë përgjithmonë, ato do të kthehen”.

Javën e kaluar Rusia aneksoi katër provinca ukrainase pas të ashtuquajtura referendume, të cilat janë dënuar nga liderët botërorë./UBTNews/

Exit mobile version