Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha BBC-së se Rusia do të rimarrë zonat e Ukrainës nga të cilat po tërhiqet aktualisht.
Duke folur gjatë një telefonate me gazetarët, Peskov tha se territoret “do të jenë me Rusinë përgjithmonë, ato do të kthehen”.
Javën e kaluar Rusia aneksoi katër provinca ukrainase pas të ashtuquajtura referendume, të cilat janë dënuar nga liderët botërorë./UBTNews/