Pas arritjes së marrëveshjes me tri pika lidhur me targat, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se uniteti i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) është celës i suksesit për Ballkanin Perëndimor.
Ai ka publikuar një fotografi të zëvendësndihmësit sekretarit amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të cilin e ka falënderuar për marrëveshjen e arritur në Bruksel.
“Falënderoj Byron e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike dhe zëvendësndihmësin sekretar amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të cilët kaluan ditët e fundit në Bruksel, në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Uniteti BE-ShBA është çelësi i suksesit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
I thank @StateEUR and DAS Escobar, who spent the last days in Brussels, in support of the EU-facilitated Dialogue. EU-US unity is key for success in the Western Balkans. pic.twitter.com/1qBMJCFQSC
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 30, 2021