Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar se arrestimi i 12 personave, tetë prej tyre zyrtarë komunalë, është dëshmia më e mirë për luftën ndaj korrupsionit që ka ekzekutivi.
Aliu përmes një konference për media, tha se aksioni i sotëm i Prokurorisë Themelore ka qenë i koordinuar dhe se qeverisja e tij do të jetë e pakompromis ndaj zyrtarëve që e keqpërdorin detyrën.
Të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.