UBT News

Pas aksidentit në Prishtinë, shoferët përleshen mes vete

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për UBTNews se pas aksidentit, palët e përfshira janë përleshur fizikisht mes vete.

“Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente”, njoftoi Borovci./UBTNews

Exit mobile version