UBT News

Pas 959 ditësh, ky qytet nuk do të shqiptojë më gjoba për mosmbajtjen e maskës

Një nga qytetet më të mëdha ndërkombëtare nuk do të kërkojë më mbatjen e maskës që nga e marta. Bëhet fjalë për Hong Kong-un, qytet ky i cili cili pas tri vjetësh i jep fund maskave.

Mbajtja e maskave u bë e obligueshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Kjo masë obligonte të gjithë banorët që të mbulonin fytyrën në hapësira publike, në të kundërtën mund të gjobiteshin deri në 1 mijë dollarë.

Masa hyri në fuqi për transportin publik më 15 korrik të vitit 2020 dhe u zgjat edhe për dy javë për të përfshirë zonat e brendshme dhe të jashtme – megjithëse shumica dërrmuese e njerëzve në qytet filluan të mbajnë maska që nga janari i atij viti, në periudhën kur po raportohej për përhapjen e koronavirusit.

Masa do të shfuqizohet të mërkurën, tha udhëheqësi i qytetit, John Lee në një konferencë shtypi të martën.

“Tani po kthehemi në normalitet”, tha Lee.

Hong Kongu ka rikthyer disa kontrolle të tjera të mëdha gjatë muajve të fundit, veçanërisht karantinën e detyrueshme për të gjitha mbërritjet ndërkombëtare./UBTNews/

Exit mobile version