UBT News

Pas 1 mijë vjetësh, mbyllet pub-i i njohur në Angli

Një pub në Angli, që konsiderohet të jetë një nga më të vjetrit në Britani të Madhe, po mbyllet për shkak të krizës financiare që u përshkallëzua nga pandemia.

Ye Olde Fighting Cock në rrugën Albans, në veri të Londrës, ka filluar funksionimin qysh prej vitit 793 pas lindjes së Krishtit. Tani ky pub i ka mbyllur dyert për shkak të një situate të paqëndrueshme ekonomike, thuhet në një postim të faqes së pub-it.

Pronari i pub-it, Christo Tofalli, shkroi në faqen e pub-it se bënë gjithçka që ishte e mundur për ta shpëtuar këtë lokal.

Tofalli tha se kushtet e veprimit ishin “jashtëzakonisht të vështira” para pandemisë, por efektet e COVID-19 ishin “shkatërruese” dhe kësisoj pronari i pub-it luftoi për të përmbushur detyrimet e tij financiare.

Industria e pub-eve në Britani po përballej me vështirësi edhe para pandemisë. Gjatë viteve 2008 dhe 2018, më shumë se 11 mijë pube u mbyllën./UBTNews

Exit mobile version