UBT News

Partitë politike komentojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit

Ky lajm do të përditësohet

15:45- Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, tha se Kushtetuesja “e ka dhunuar Kushtetutën për interesa të bandave kriminale”.

Ai shtoi se normat kushtetuese nuk mund t’u përshtaten as partive as ambasadave

“Gjykata Kushtetuese e ka dhunuar disa here kushtetutën për interesat e bandave politike. Sot paska vendosur ta dhunojë edhe veten dhe nja 2 aktgjykime që vetë i ka nxjerre”, tha Kraki.

14:40- Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e fundit për mënyrat procedurale për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas aktgjykimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, deputetët duhet t’i rikthehen votimit të hapur për zgjedhjen e kryeparlamentarit, transmeton KosovaPress.

Poashtu Kushtetuesja, ka limituar votimin për një kandidat për kryeparlamentar në vetëm tre herë.

Pas publikimit të aktgjykimit, ka reaguar i pari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi tha se ky vendim vulosi të vërtetën që partia e tij i ka dhënë zë me muaj me radhë.

Tutje, ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur peng Kuvendin e Kosovës qëllimisht për interesa të pushtetit.

“Sot, Gjykata Kushtetuese vulosi të vërtetën që për muaj me radhë e kemi thënë me zë të lartë, si Parti Demokratike e Kosovës: Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë kushtetutës”, tha ai.

Këtë vendim Krasniqi e quan si fitore të rendin kushtetutes, për Kuvendin dhe për qytetarët e Kosovës.

“Ky vendim është fitore për rendin kushtetutes, për Kuvendin dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ata që zgjodhën krizën, dështuan. Ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam”, përfundoi Krasniqi postimin e tij në Facebook.

13:37 – Deliu: Vendimi vulosi shkeljen e Kushtetutës nga Qeveria Kurti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky verdikt konfirmon se nga 1 maji e deri më sot, qeverisja e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit përmes Avni Deharit ka shkelur Kushtetutën në çdo seancë.

Sipas saj, detyrimi për votim të fshehtë dhe mohimi i të drejtës për votë të hapur për Kryetar të Kuvendit përbëjnë një dështim të rëndë institucional dhe mungesë të plotë të respektit ndaj ligjit e demokracisë.

Ky është moment i rëndësishëm për të rikujtuar se Kosova meriton udhëheqje me përgjegjësi dhe respekt për Kushtetutën, jo shkelje të qëllimshme e të përsëritura”, ka deklaruar Deliu përmes një postimi në Facebook.

13:30 -Bajrami: Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e fundit për mënyrat procedurale për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas aktgjykimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, deputetët duhet t’i rikthehen votimit të hapur për zgjedhjen e kryeparlamentarit, transmeton KosovaPress.

Poashtu Kushtetuesja, ka limituar votimin për një kandidat për kryeparlamentar në vetëm tre herë.

Pas publikimit të aktgjykimit, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami përmes Facebook tha se Kurti e ka detyruar Deharin, ta shkelë Kushtetutën me mënyrën se si kryesuesi i seancës zgjodhi të udhëheq procesin e konstituimit të Kuvendit.

Prej ditës së parë e kemi thënë këtë që e vërtetoi Gjykata Kushtetuese sot:

Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën. I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë – Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.Deputetët duhet të marrin pjesë në votim.Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton.S’ka demokraci aty ku s’ka repspektim të Kushtetutës dhe të Ligjit“, ka shkruar ajo.

“TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushetuese.

Exit mobile version