UBT News

Partitë politike gjobiten me 216 mijë e 350 euro për thyerje të heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur me 216 mijë e 350 euro partitë politike për thyerje të heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve.

Sipas PZAP-së, ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj.

Prej dhjetë ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranojë si të bazuara dy ankesa, një ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, dy ankesa i ka hedhur si të palejuara, pesë ankesa i ka hedhur si të pasafatshme.

Sipas njoftimit, prin Partia Demokratike e Kosovës, e cila u gjobit me 66 mijë e 100 euro.

“Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim: Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 66,100.00 euro, ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 52,750.00 euro, ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 44,700.00 euro, ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 28,600.00 euro, ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 euro, ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,200.00 euro”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version