UBT News

Partitë gjermane bien dakord për koalicionin qeveritar të qendrës së majtë

Dhjetë ditë pas fitores së zgjedhjeve parlamentare gjermane nga Social-Demokratët e qendrës së majtë, partia e Të Gjelbërve dhe ajo liberale pro-biznes FDP kanë pranuar të nisin një “koalicion eksperimentues” qeveritar me ta.

Negociatat me partitë më të vogla qe në këtë rast kthehen në “kingmaker”, po bëjnë që kreu social-demokrat Olaf Scholz të jetë një hap më pranë postit të kancelarit gjerman.

Zhvillimi është një goditje për liderin konservator Armin Laschet, grupi i të cilit pa rezultatet më të këqija elektorale të historisë. Por Laschet tha se nuk ka hequr dorë duke thënë se janë të gatshëm për bisedime të mëtejshme.

Ndërsa kreu i partisë simotër të CDU në Bavaria, Markus Söder, e përshkroi vendimin e Të Gjelbërve dhe liberalëve FDP, si një “refuzim de facto” të një qeverie të udhëhequr nga konservatorët.

Dy partitë u renditën e treta dhe e katërta në zgjedhje dhe kanë marrë votat nga zgjedhësit e rinj. Vendimi i tyre erdhi për të pranuar negociata me të majtët e SPD, erdhi pas diskutimeve paraprake.

Aleanca e qendrës së djathtë CDU/CSU e drejtuar më parë nga Angela Merkel, tërhoqi 24.1% të votave të 26 shtatorit, kurse Social Demokratët dolën fitimtarë me 25.7% të votave dhe shumicën e vendeve në parlament.

Pas 16 vjetësh qeveri konservatore me kancelaren Merkel, Söder bëri të qartë sot se “nuk ka shumë gjasa që të krijohet një qeveri pa Unionin”. Ai e quajti afrimin e ri mes tre partive një koalicion “i dritave të semaforit” duke iu referuar ngjyrës së kuqe të social-demokratëve SPD, të verdhës së liberalëve dhe aleatëve Të Gjelbër.

Ndërkohë Të Gjelbrit konsiderohen me të afërt me pikëpamjet e social demokratit Scholz, teksa thanë sot se koalicioni i tyre ka baza ideologjie.

Bashkë-drejtuesja e tyre Annalena Baerbock tha për gazetarët se është nevoja për një “fillim të ri” pasi nuk mund të përballohet një periudhë e zgjatur ngërçi. Të Gjelbrit thanë se diferencat duhet të tejkalohen dhe se kanë gjetur terren të përbashkët me liberalët pro-biznes.

Sot kreu i FDP, Christian Lindner, njoftoi pranimin e propozimit me qëllim “eksplorimin e terrenit të përbashkët për të avancuar vendin përpara”.

Ai tha se liberalët pranojnë “vlerat që forcojnë lirinë”./tch

Exit mobile version