UBT News

Partia Socialiste e Shqipërisë propozoi ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, opozita kundërshton

Partia Socialiste propozoi ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe kërkoi të kalojë me procedurë të përshpejtuar.

Kjo shkaktoi debat në kuvend pasi opozita tha se nuk ishte në dijeni të këtij propozimi pasi propozi ishte depozituar vetëm 45 minuta para nisjes së seancës. Prandaj seanca u ndërpre për 10 minuta për t’iu vënë në dispozicion opozitësë propozimi.

Ligjet nuk vijnë me sms! Nuk është fare. Është vetëm letër e bardhë. Po e çon tani”, tha Gazment Bardhi.

Pasion për një çështje kaq të thjeshtë. Nuk gënjej. Kërkesa është aty me 30 firmat. Sekretaria të cojë nismën dhe nuk do të diskutohet tani”, tha Spiropali.

Tensione janë krijuar edhe mes deputetëve Braçe dhe Bardhi kur ky i fundit u drejtua me gjuhë ofenduese.

Exit mobile version