UBT News

Partia e Ashkalinjve për Integrim i jep përkrahje Kurtit dhe Osmanit

Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Qazim Rrrahmani ka shprehur gatshmërinë për votimin e qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanit si presidente.

Rrahamani pas takimit konsultues me Kurtin e Osmanin tha se kanë parashtruar edhe kërkesën për të qenë edhe pjesë e ekzekutivit.

“Partia e Ashkalinjve për Integrim shpreh gatishmërinë tonë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, qoftë ajo për qeverinë, ashtu edhe për presidentin. PAI ka shprehur edhe kërkesat e saj para qeverisë që do të jemi pjesëmarrës, nuk kemi pasur kushte, por kemi shprehur gatishmërinë për të qenë pjesëmarrës në qeverinë Kurti sepse ne e kemi një deputet dhe dëshirojmë që komuniteti jonë të jenë në qeveri për t’i shërbyer sa më mirë atij”, tha ai.

Exit mobile version