UBT News

Parlamenti ukrainas miraton shkarkimin e prokurores së përgjithshme dhe shefin e sigurisë

Ligjvënësit në parlamentin ukrainas kanë votuar për shkarkimin e prokurores së përgjithshme të vendit dhe shefit të Shërbimit të Sigurisë (SBU), disa ditë pasi u suspenduan për shkak të disa rasteve të dyshuara të bashkëpunimit me Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paraqiti rezolutë në parlament për shkarkimin e tyre.

Ish-prokurores së Përgjithshme, Iryna Venediktova dhe ish-kreut të SBU, Ivan Bakanov, i ishte kërkuar që “të pastrojnë këto dy departamente nga bashkëpunëtorët dhe tradhtarët e shtetit”, tha për televizionin ukrainas nënkryetari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andrii Smyrnov, të hënën.

“Megjithatë, në muajin e gjashtë të luftës, ne kemi… këso njerëz, në secilin prej këtyre departamenteve”, tha Smyrnov.

Zelensky shkarkoi edhe disa zyrtarë të lartë të Shërbimit të Sigurisë. Në mesin e tyre edhe nënkryetari i SBU, Volodymyr Horbenko./UBTNews/

Exit mobile version