Deputetët turq kanë ratifikuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke e bërë edhe më të afërt hyrjen e këtij vendi në aleancë.
Prej 346 anëtarëve të parlamentit që morën pjesë në votim, 287 votuan në favor të pranimit të Suedisë dhe 55 votuan për ta hedhur poshtë kërkesën. Si dhe katër deputetë abstenuan nga votimi.
Ky ishte hapi i dytë i procesit të ratifikimit të Turqisë pasi Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit miratoi ofertën muajin e kaluar. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tani mund ta nënshkruajë protokollin në ligj./UBTNews/