Ligjvënësit libanezë dështuan të enjten për herë të pestë në zgjedhjen e presidentit të ri, duke kërcënuar të thellojë krizat politike dhe ekonomike të vendit.
Presidenti libanez Michel Aoun u largua nga posti më 31 tetor pasi mandati i tij 6-vjeçar skadoi pa rënë dakord ligjvënësit për një pasardhës.
Kandidati Michel Mouawad, i mbështetur nga Partia e Forcave Libaneze, mori vetëm 44 vota në seancën e së enjtes, ku morën pjesë 108 anëtarë të asamblesë prej 128 vendesh.
Për të fituar në raundin e parë të votimit, nevojiten dy të tretat e ligjvënësve në asamblenë prej 128 anëtarësh, pas së cilës mjafton një shumicë e thjeshtë.
Kryeparlamentari Nabih Berri ka caktuar seancën e radhës për më 17 nëntor.
Në Liban, presidenti është i kufizuar në një mandat të vetëm gjashtëvjeçar.
Libani po kalon një krizë të thellë ekonomike që nga viti 2019. Vendi është tashmë pa një qeveri plotësisht funksionale që nga maji./AA