Të enjten, deputetët letonezë miratuan një deklaratë përmes së cilës Rusia u shpall “shtet sponsorizues i terrorizmit” dhe thanë se veprimet e saj në Ukrainë përbëjnë “gjenocid të synuar kundër popullit ukrainas”.
Sipas deklaratës, parlamenti “e njeh Rusinë si shtet sponsorizues të terrorizmit dhe u bën thirrje vendeve të tjera me të njëjtin mendim të shprehin të njëjtën pikëpamje”.
Deputetët dënuan gjithashtu përdorimin e municioneve thërrmuese “për të mbjellë frikë dhe për të vrarë civilët pa dallim”.
“Rusia përdor vuajtjen dhe frikësimin si mjete në përpjekjet e saj për të demoralizuar popullin dhe forcat e armatosura ukrainase dhe për të paralizuar funksionimin e shtetit në mënyrë që të pushtojë Ukrainën”, thuhet në deklaratë./UBTNews/