UBT News

Parlamenti i Malit të Zi miratoi Rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicë

Mbrëmë, Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicë, e cila u iniciua nga Partia Boshnjake dhe u miratua me 55 vota pro, 19 kundër dhe shtatë abstenime.

Votimi për Rezolutën u parapri nga një votim për 22 ndryshime të paraqitura nga parti të ndryshme.

Për shkak të këtij votimi, anëtarët e Shoqatës së Nënave të Srebrenicës vizituan zyrtarë malazezë, e po ashtu u takuan edhe me presidentin Milo Djukanovič./UBTNews

(Driton Hyseni, Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version