Parlamenti i Izraelit ndërmori një hap tjetër sot për të shtyrë përpara një paketë reformash ligjore që kanë shkaktuar protesta masive kundër qeverisë së djathtë të kryeministrit, Benjamin Netanyahu.
Ligjvënësit miratuan një projektligj në leximin e parë që, ndër të tjera, do të lejonte Knesset të anulonte vendimet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë votash.
Qeveria e Netanyahut ka argumentuar se reformat janë të nevojshme, por protestuesit i kanë dënuar ato si kërcënuese për demokracinë e Izraelit.
Për 10 javë ka pasur demonstrata dhe aktivistët organizuan një tjetër protestë të martën herët jashtë ministrive të qeverisë në Jerusalem, duke bllokuar për një kohë të shkurtër aksesin e stafit./UBTNews/