Parlamenti i Bosnjë-Hercegovinës nuk miratoi shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Elmedin Konakoviq, pas një seance urgjente. Propozimi për shkarkimin e tij u paraqit nga përfaqësuesit e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) dhe Klubit Serb, për shkak të deklaratave dhe veprimeve të tij që ata i konsideruan si dëmtuese për reputacionin e institucioneve të BeH-së dhe për vlerat e Marrëveshjes së Paqes.
Nga 33 deputetë të pranishëm, 1 votoi pro shkarkimit, 5 pro diplomacisë së Konakoviqit, 20 votuan kundër dhe 8 abstenuan. Për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme, propozimi nuk kaloi. Përfaqësuesit e SNSD-së dhe Klubit Serb nuk morën pjesë në votim, duke theksuar se nuk ka kushte për mbajtjen e seancave derisa të emërohet një përfaqësues serb në Kolegjiumin e Dhomës së Përfaqësuesve./UBTNews/