Ligjvënësit evropianë kanë miratuar një rezolutë përmes së cilës bëhet thirrje për armëpushim të përhershëm në luftën e Izraelit kundër Hamasit, me kusht që grupi militant palestinez në Gaza të shpërbëhet dhe të lirohen të gjithë pengjet.
Vendet e Bashkimit Evropian dhe grupet politike në legjislaturë kanë qëndrime të ndryshme rreth konfliktit dhe arritja e konsensusit mbi rezolutën nuk ishte detyrë e lehtë.
Në tekstin origjinal nënvizohej nevoja për armëpushim të përhershëm.
Rezoluta u miratua me 312 vota pro, 131 kundër dhe 72 abstenime./UBTNews/