UBT News

Parlamenti i BE-së mbështet krijimin e një gjykate speciale për krimet e Rusisë

Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të mbështesin krijimin e një gjykate speciale “për krimin e agresionit kundër Ukrainës”.

Rezoluta u miratua me 472 vota pro, 19 kundër dhe 33 abstenime.

Legjislativi i bëri thirrje BE-së “të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të kërkuar dhe ndërtuar mbështetje politike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe forume të tjera ndërkombëtare … për krijimin e gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”.

Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë ka nisur hetimet për krimet e luftës në Ukrainë, por nuk mund të ndjekë penalisht krimin e agresionit – aktin e pushtimit të një vendi tjetër – sepse Federata Ruse nuk është nënshkruese e Statutit të Romës, traktatit që krijoi Gjykata./UBTNews/

Exit mobile version