Në Parlamentin Evropian sot (e martë) do të diskutohet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku e dy te tjerë u plagosën.
Ndërkaq gjatë muajit PE pritet të miratojë një rezolutë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është bërë e ditur nga deputeti kroat, Tonino Picula. Ai ka thënë se e dënojnë agresionin e fundit të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës.
“Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë”, tha Picula.