“Kosova duhet të përshpejtojë reformat dhe të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Parlamenti bën thirrje për një legjislaturë dhe qeveri funksionale për të avancuar reformat e lidhura me BE-në dhe për të mbështetur rrugën e Kosovës drejt BE-së si një vend potencial kandidat”, ka shkruar Parlamenti Evropian.
Kjo deklaratë vjen në kuadër të qëndrimeve të Parlamentit Evropian për procesin e integrimit të Kosovës.
Kujtojmë se raporti për Kosovën i miratuar nga Parlamenti Evropian më 17 qershor 2026, eurodeputetët kishin rikonfirmuar mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në atë raport, të miratuar me 412 vota për, 174 kundër dhe 58 abstenime, Parlamenti Evropian shprehu shqetësim për pamundësinë e Kosovës për të pasur institucione funksionale për më shumë se një vit.
Raporti kërkon përshpejtimin e reformave në fusha si sundimi i ligjit, liritë themelore dhe lufta kundër korrupsionit, ndërsa thekson se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit mbeten të rëndësishme për rrugën evropiane të Kosovës. /A.K/