Parlamenti i Danimarkës hodhi poshtë të martën projektligjin për njohjen e shtetit palestinez, pasi sipas ministrit të jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, parakushtet e nevojshme për një shtet të pavarur mungojnë.
Të martën, Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njohën zyrtarisht shtetin palestinez. Projektligji danez u propozua për herë të parë në fund të shkurtit nga katër parti të krahut të majtë.
“Ne nuk mund të njohim një shtet të pavarur palestinez, për të vetmen arsye se parakushtet nuk ekzistojnë realisht”, tha ai kur projektligji u diskutua për herë të parë në parlament në muajin prill./UBTNews/