Komuna e Rahovecit ka marrë vendim për lehtësimin e marrjes së shërbimeve për bashkatdhetarët e kësaj komune. Në këtë mënyrë, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, për t’u bërë nder dhe për të treguar respekt ndaj mërgimtarëve, ua liroi parkingun duke ua bërë pa pagesë përmes një vendimi.
Kryetari Smajl Latiti ka publikuar vendimin me të cilin parashihet t’iu lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja pa pagesë në oborrin e komunës, dhe në oborrin e ShFMU “Bekim Selishta” në Rahovec (afër objekteve komunale administrative), me automjete private që janë me targa të huaja, si dhe të atyre të marra me qira (rent a car)
Vendimi për shfrytëzimin e këtyre parkingjeve (oborreve) nga mërgimtarët hyn në fuqi më 15 korrik 2024 deri më 16 gush të këtij viti.
“Mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve, si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në vendim.