UBT News

Parisienëve po u kërkohet të votojnë nëse duan të ndalojnë përdorimin e skuterëve elektrikë

Më 2 prill, Parisi do të vendosë nëse 15 mijë skuterët elektrikë me qira të kryeqytetit do të mbijetojnë.

Bashkia e qytetit ka bërë thirrje për një referendum duke pyetur banorët: “A vazhdojmë apo jo me skuterë me qira?”

Këta skuterë me qira, të cilët mund të merren duke përdorur një aplikacion celular dhe të lihen kudo, janë bërë një çështje përçarëse. Disa banorë thanë se ato bllokojnë trotuaret, janë të rrezikshme për këmbësorët dhe përgjithësisht bllokojnë rrugët.

A janë të rrezikshëm skuterët elektrikë?

Vetëm në vitin 2022, policia raportoi më shumë se 400 aksidente me pajisje lëvizëse elektrike, ku mbetën të lënduar 459 persona.

Sipas një studimi në Mbretëri të Bashkuar, ata që drejtojnë skuterë elektrikë kanë më shumë gjasa të pësojnë lëndime serioze sesa çiklistët. Në studim thuhet se shumica e drejtuesve nuk mbanin helmetë dhe madje mund të kenë qenë të dehur.

Madje, në Paris, ka pasur raportime për njerëz që i kanë hedhur skuterët në lumin Seine.

Kompania e qiramarrjes së skuterëve elektrikë Lime ofron dhjetë minuta udhëtime falas për përdoruesit që regjistrohen për të votuar në referendum. Parisi është një nga qytetet me përdorimin më të lartë të shërbimit dhe banorët e qytetit kanë afat deri më 2 prill për të shtuar veten në regjistrin zgjedhor./UBTNews/

Exit mobile version