Zyra e kryebashkiakut të Parisit ka braktisur planet për ndërtesa të reja rreth këmbëve të Kullës Eifel pas muajsh protestash nga ambientalistët dhe një peticion të nënshkruar nga afro 150,000 njerëz.
Sipas skemës, rreth 20 pemë të rritura do të ishin prerë, ndërsa do të ndërtoheshin katër ndërtesa të reja që do të përfshinin një kafene, dyqane dhe tualete
“Unë po njoftoj se ne po anulojmë plotësisht çdo projekt ndërtimi në këmbët e kullës”, tha nënkryetari i bashkisë, Emmanuel Gregoire, për Journal du Dimanche.
Një vendim për të shpëtuar pemët ishte marrë në maj pas protestave dhe kundërshtimeve nga banorët vendas.
“Ne nuk po i nënshtrohemi presionit, por do të donim që projekti të mos errësohej nga polemika. Le të themi se po heqim një pjesë të mosmarrëveshjes”, vazhdoi Gregoire.
Një sipërfaqe prej 54 hektarësh rreth kullës, do t’u jepet kryesisht këmbësorëve dhe transportit si korsive të autobusëve dhe biçikletave.
Autoritetet e qytetit po synojnë ta përfundojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur për fillimin e Lojërave Olimpike të Parisit në 2024.
Rreth shtatë milionë njerëz e vizitojnë kullën çdo vit./UBTNews/