Banorët e Parisit kanë votuar në favor të ndalimit të skuterëve elektrikë me qira nga kryeqyteti francez.
Pothuajse 90% e atyre që dolën të dielën në një referendum të organizuar nga zyra e kryebashkiakut të Parisit votuan për ndalimin.
“Më 1 shtator, nuk do të ketë më skuter me qira në Paris… Kjo është një fitore për demokracinë lokale” tha kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo.
Ndalimi do të hyjë në fuqi në fund të gushtit, kur skadon kontratat e operatorëve të skuterëve të qytetit. Pronarët privatë të e-skuterëve nuk do të preken./UBTNews/