UBT News

Parisi dhe Londra propozojnë armëpushim një-mujor mes Rusisë dhe Ukrainës

Pas samitit të dielën në Londër, kryeministri britanik Keir Starmer prezantoi një plan me katër pika për Ukrainën, i cili ka si qëllim përfundimin e luftës dhe mbrojtjen e vendit nga agresioni i mëtejshëm rus.

Plani përfshin vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe rritjen e presionit ekonomik ndaj Rusisë, duke theksuar gjithashtu rëndësinë që Ukraina të jetë e pranishme në çdo bisedim paqeje dhe se çdo marrëveshje paqeje duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e vendit. Po ashtu, plani kërkon që në rast të një marrëveshjeje paqeje, Ukraina të forcojë aftësitë mbrojtëse për të parandaluar çdo pushtim të mundshëm në të ardhmen.

Një pikë tjetër e rëndësishme është krijimi i një “koalicioni të të vullnetshmëve” për të mbrojtur marrëveshjen dhe garantuar paqen pas përfundimit të luftës. Në një zhvillim tjetër, kryeministri francez ka njoftuar se Parisi dhe Londra po punojnë për të propozuar një armëpushim një-mujor mes Rusisë dhe Ukrainës, që do të përfshijë ndalimin e luftimeve në ajër, det dhe në infrastrukturën energjetike, me synimin për të ulur tensionet dhe për të hapur mundësi për negociata më të qëndrueshme./UBTNews/

Exit mobile version