Paris Hilton, trashëgimtarja 44-vjeçare e familjes Hilton, është përballur me reagime të forta online pas një deklarate ku e quajti veten “sipërmarrëse të vetëkrijuar”.
Në një intervistë për Sunday Times, Hilton foli për kompaninë e saj, 11:11 Media, e cila vlerësohet rreth 1 miliard dollarë, dhe tha:
“Jam e vetëkrijuar. E kam ndërtuar gjithçka vetë. Askush nuk më ka dhënë asgjë në jetën time”.
Deklarata e saj shkaktoi debate të menjëhershme në Reddit dhe rrjete të tjera sociale.
Përdoruesit vunë në dyshim pretendimin e saj, duke theksuar se fama dhe pasuria e familjes Hilton kanë ndihmuar në suksesin e saj.
“Po të mos ishe një Hilton, nuk do të ishe kaq e njohur,” shkroi një prej tyre.
Paris gjithashtu kujtoi mbështetjen e gjyshit të saj, miliarderit Barron Hilton, i cili i thoshte: “Paris, ti punon më shumë se çdo CEO që njoh”.
Hilton u bë e njohur në fillim të viteve 2000 përmes reality show-t The Simple Life dhe që atëherë ka ndërtuar një karrierë të gjerë si sipërmarrëse, duke lançuar parfume, veshje dhe marka të tjera.
Sot, është CEO dhe kryetare e 11:11 Media, ka një prani të fuqishme në rrjetet sociale dhe aktive si DJ dhe këngëtare. /A.Z/UBT News/
