Një parashutist rus, i cili dëshmoi për luftën në Ukrainë, arriti në Francë dhe po kërkon azil politik.
Pavel Filatiev i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP se ai u arratis nga Rusia përmes Tunizisë pasi dëgjoi se autoritetet bënë thirrje për burgosjen e tij.
Në llogarinë e tij, ai përshkroi dy muajt e parë të luftës në Ukrainën jugore dhe thotë se ushtarët rusë ishin të zhytur në kaos dhe korrupsion. Sipas tij, shumica e ushtarëve rusë nuk e mbështesin luftën, por kanë frikë të flasin ose ta braktisin ushtrinë. Madje ai thotë se njësia e tij ajrore nuk mori pjesë në abuzimet kundër civilëve./UBTNews/