UBT News

Parashqevi Simaku do të kthehet në Tiranë

Që prej asaj dite, jeta e këngëtares ka marrë një kthesë të madhe. Pas ndihmës që biznesmeni Elton Ilirjani i dha, gjendja e saj duket ndryshe. Pasi pësoi një ndryshim të madh në pamje, Parashqevia arriti që të takohej edhe me djalin e saj, Luke. Tashmë duket se jeta e saj ka marrë një rrjedhë tjetër, ku planet që po përgatiten, flasin për një rikthim të sajin edhe në vendin tonë.

Parashqevia është në New York, ku aktualisht po merret me vizitat mjekësore, por dhe me konsultime me avokatë për të pajisur me dokumentacionin përkatës. Edhe shteti shqiptar është angazhuar, për t’i siguruar asaj pasaportën, por edhe për të ndjekur procesin e pajisjes me dokumentacionet përkatëse.

Burime pranë tyre, bënë me dije se në planet e tyre është dhe mundësia e rikthimit të këngëtares në Shqipëri e madje rikthimi në muzikë, është fakt i gjallë, pasi artistja është duke përgatitur një këngë, që do të jetë bashkëpunim me një nga televizionet shqiptare. Përgatitjet e radhës do të jenë për rikthim në vend, ku nuk dihet nëse vizita do të jetë vetëm familjare, apo artistja do të ketë edhe dalje televizive.

Eltoni në intervista është shprehur se Parashqevia i ka bërë me dije se në Tiranë ka armiq, por çështja ka marrë përmasa të mëdha e ndërhyrja e organeve shtetërore, ka bërë që njerëzit pranë saj, të flasin për një mundësi rikthimi. Simaku është vizituar nga nipi i saj.

Ky lajm është bërë me dije pak oë më parë nga vetë Elton Ilirjani, i cili ka treguar se djali i vëllait të Parashqevisë ka udhëtuar drejt New York-ut ku dhe është takuar me hallën e tij. Në një video të publikuar nga vetë biznesmeni i riu thotë që gjendja e Simakut është e mirë, teksa falënderon Eltonin dhe Elvirën, dy njerëzit që shpëtuan artisten nga stacioni i trenit ku dhe qëndronte prej kohësh.

Ndërkohë, një tjetër detaj që biznesmeni ka zbuluar është fakti se Parashqevi Simaku nuk dëshiron të ketë kontakte me persona tjerë dhe ky është një vendim i marrë nga vetë këngëtarja dhe vëllai i saj, Arben Simaku.

“Nuk dua të replikoj me asnjë, por vendimi që Parashqevi Simaku të mos ketë kontakte me të tjerë është marrë vetë nga ajo dhe vëllai i saj Arben Simaku. Parashqevi Simaku ndodhet në praninë e nipit të saj që ka ardhur dje në New York”, shkruan ai.

Fakti që vetë këngëtarja nuk do të ketë kontakt me asnjë person tjetër është bërë i ditur edhe nga Ilirjani. Ai është shprehur se Parashqevia i ka rrëfyer se janë 3 persona nga Tirana ata që i kanë shkatërruar karrierën dhe jetën, ndaj edhe komunikimi me kolegë dhe dashamirës, është diçka që ajo e ka ndaluar rreptësisht, duke zgjedhur që këtë periudhë ta kalojë duke u marrë me familjarët dhe veten. /UBT News/

Exit mobile version