Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s. Ndërsa të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor.
“Në këtë ditë të fundit të stinës së verës ,temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-2m/s.