UBT News

Parashikimi i motit: Mëngjesi i ftoftë dhe me mjegull

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shtresave të ulëta dhe mjegull, e sidomos mëngjesi nisi mjaft i ftohtë për shkak të prezences së vazhdueshme të mjegullës në zonat më të ulëta.

Dita vende-vende me diell e në disa rajone mjegulla nuk do të vazhdojë të mbetet edhe orëve të ditës.

Si zakonisht në këto raste më nxehtë pritet të jetë në viset kodrinore-malore se në viset më të ulëta.

Temperatura nga -4 minimale deri në 7 gradë Celsius ajo maksimale.

Edhe ditëve të ardhshme sidomos të martën nuk pritet ndonjë ndryshim./S.K/EO/

Exit mobile version