Këtë të mërkurë do të mbaj mot kryesisht i vranët, ku sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të luhaten mes 1 dhe 3°C, ndërsa gjatë ditës parashikohen 6 deri në 9°C.
Vende-vende do të shfaqen riga shiu, të cilat mund të rikthehen herë pas here gjatë ditës, duke e bërë motin edhe më të paparashikueshëm.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s./S.K/EO/
