Në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, ku gjatë ditës pritet të ketë edhe reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen mes 4 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 13 dhe 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s./S.K/KP/