Best Picture
Në fillim të sezonit favoritë konsideroheshin Hamnet dhe One Battle After Another. Megjithatë, filmi Sinners ka fituar shumë momentum pas sukseseve në Bafta dhe Actor Awards. Edhe pse One Battle After Another mbetet favorit i lehtë, ka gjasa që Sinners ta marrë çmimin në fund.
Best Director
Paul Thomas Anderson është favorit për regjinë e One Battle After Another. Edhe pse ka 14 nominime gjatë karrierës, ai ende nuk ka fituar një Oscar. Pas fitoreve në Bafta dhe Directors Guild Award, pritet që më në fund ta fitojë.
Best Actress
Jessie Buckley shihet si fituese e sigurt për rolin e saj në Hamnet. Që nga premiera e filmit në Telluride, ajo ka qenë favoritja kryesore dhe deri tani nuk ka pasur rivalë seriozë.
Best Actor
Gara është mes Timothée Chalamet dhe Michael B. Jordan. Megjithatë, Jordan ka marrë avantazh falë rolit të tij në Sinners, ku luan dy binjakë identikë, dhe pas fitimit të Actor Awards konsiderohet favorit.
Best Supporting Actor
Sean Penn dhe Stellan Skarsgård janë në garë të fortë. Penn ka fituar disa çmime paraprake, por Skarsgård mund të përfitojë nga fakti që ende nuk ka fituar Oscar.
Best Supporting Actress
Kategoria më e paparashikueshme. Amy Madigan dhe Teyana Taylor janë favoritët kryesorë, ndërsa një surprizë mund të vijë edhe nga Wunmi Mosaku.
Best Original Screenplay
Filmi Sinners pritet të fitojë edhe në këtë kategori. Skenari i Ryan Coogler kombinon horrorin, dramën dhe muzikën në një histori origjinale që ka pasur edhe sukses të madh në box office.
Best Adapted Screenplay
One Battle After Another, i bazuar në romanin Vineland të Thomas Pynchon, është favorit për këtë çmim pasi ka fituar tashmë Bafta dhe Golden Globe.
Best Animated Feature
Filmi KPop Demon Hunters pritet të fitojë falë suksesit të madh global, muzikës dhe konceptit unik të një grupi vajzash që luftojnë demonët.
Best International Film
Gara është mes The Secret Agent nga Brazili dhe Sentimental Value nga Norvegjia. Edhe pse të dy janë shumë të vlerësuar, Sentimental Value duket se ka një avantazh të lehtë.
Ceremonia e 98-të e Oscars do të mbahet më 15 mars.
Marrë dhe përshtatur nga BBC
