Parashikimi që Donald Trump do të arrestohet këtë javë ende nuk është i vërtetë por derisa akuzat kriminale vazhdojnë, ish–presidenti është duke e organizuar një strategji që do ta mbajë larg burgut dhe do ta përforcojë rikthimin e tij historik në Shtëpinë e Bardhë.
Si duket Trump do bëhet presidenti i parë i ShBA-së që përfshihet në një krim. Por është e qartë që ai nuk do qëndroi i heshtur. Vendimet e tij të mëhershme në momentet e krizave politike janë një shembull se çfarë do të mund të shohim në vazhdim. Kjo pasi që kur ai sulmohej nga kundërshtarët e tij politikë, Trump gjithmonë ka reaguar.
Gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016, ai futej në konflikt kur politikanët e tjerë mund të ishin tërhequr. Gjykuar për kritikën ndaj heroit të luftës John McCain? Trump shtoi sulmet e tij. I akuzuar për ngacmim seksual para debatit me Hillary Clinton? Ai mbajti një konferencë shtypi me akuzuesit seksual të Bill Clintonit.
Sipas Maggie Haberman nga New York Times, ish-Presidenti është edhe “i fortë edhe i zemëruar” nga arrestimi i tij i mundshëm. Ai është i fokusuar të shfaqet sfidues në çdo paraqitje të mundshme politike dhe i gatshëm të portretizojë çështjen kriminale si një sulm ‘de facto’ ndaj mbështetësve të tij.
Megjithatë ish-presidenti do të ketë të paktën dy mundësi kryesore për të ngritur kundërsulmin e tij në ditët në vijim. Njëri është një tubim i planifikuar në Waco, Texas. Dhe mundësia tjetër do të jetë në ditën që ai mund të udhëtojë për në Nju Jork për ndonjë angazhim politik. Kjo do t’i jepte atij mundësinë për të sulmuar akuzuesit e tij, për ta portretizuar veten si viktimë e një elite liberale dhe për të dominuar titujt kryesor në ShBA, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
“Jam pyetur nga gazetarë të shumtë nëse ndonjë akuzë do më shtynte të anulojë miratimin tim për Donald Trump”, tha edhe senatori i Ohio JD Vance. “Përgjigja është jo. Një ndjekje penale e motivuar politikishkt e bën argumentin për Trump edhe më të fortë. Ne thjesht nuk kemi një shtet të vërtetë nëse drejtësia varet nga politika”, shtoi ai tutje.
Në terma afatgjatë, situata e Trump nuk është pa asnjë pasojë. Duke lënë anash mundësinë e dënimit, burgimit dhe problemeve të tij ligjore në anën tjetër Trump i ka mbijetuar skandaleve dhe hetimeve gjatë 8 viteve të fundit që do të asgjesonin kandidatët e tjerë, mirëpo fati mund të mbarojë dhe madje edhe instiktet më të mira politike mund të dështojnë kur rrethanat ndryshojnë.