Princesha Eugenie, 35 vjeç, ka bërë daljen e saj të parë publike që pas vendimit të Pallatit Buckingham për t’i hequr babait të saj, Princit Andrew, titujt dhe nderimet mbretërore.
Ajo u pa në West London në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Jack Brooksbank, në një dalje të thjeshtë dhe pa zhurmë, e veshur me xhinse të zeza, një bluzë minimaliste dhe çizme kadifeje.

Kjo paraqitje vjen pak ditë pas njoftimit zyrtar për largimin e Princit Andrew nga Royal Lodge dhe dorëzimin e titujve të tij, pas lidhjeve të diskutueshme me Jeffrey Epstein.
Sipas burimeve pranë pallatit, Mbreti Charles III synon të mbrojë vajzat e Andrew, Eugenie dhe Beatrice, duke ruajtur rolin e tyre publik dhe duke i mbajtur jashtë ndikimit të krizës që ka përfshirë familjen.
Për Eugenie, e cila është nënë e dy fëmijëve, kjo dalje përfaqëson qetësi dhe forcë, duke treguar vendosmërinë për të vazhduar jetën me dinjitet dhe maturi, pavarësisht sfidave që po përjeton familja mbretërore. /A.Z/UBT News/
