UBT News

​Paraqiten si inspektorë policorë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë, pas dyshimeve se gjoja për të nxjerrë borxhe janë paraqitur si inspektorë policorë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ata janë identifikuar dhe janë arrestuar pasi kanë shkuar në njërën prej fabrikave të qytetit të Prizrenit, kinse për të nxjerrë borxhe.

“Të njëjtit janë prezantuar se janë pjesëtarët e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, konkretisht janë prezantuar në emër të një zyrtari të lartë të Inspektoratit”, thuhet po aty.

Bëhet e ditur se të njëjtit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe kanë pranuar veprën.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm dy të dyshuarit ndalohen në ndalim policor për 48-orë, kurse i dyshuari i tretë shkon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version