Për shkak të paraqitjes së disa rasteve me COVID-19 në shkollën fillore “Faik Konica” në kryeqytet, është marrë vendimi që kjo shkollë të mbyllet nga java e ardhshme dhe mësimi të kthehet në mësim online – në skenarin C.
Këtë e konfirmoi vetë shkolla përmes një postimi në Facebook, teksa u bë e ditur se pesë mësimdhënës dhe dy nxënës rezultuan pozitivë me COVID-19./UBTNews