Policia ka arritur që ta parandalojë një rast të kontrabandës në veri. Me këtë rast, autoritetet e rendit kanë gjetur 40 iPhone brenda një vetura audi ngjyrë hiri e targa të Serbisë.
Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Bërnjak.
“Me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e policisë.