UBT News

Parandalohet kontrabandimi i kafshëve nga Maqedonia e Veriut

Policia kufitare në Vërmicë pas pranimit të një informate për një automjet të dyshuar në Prevallë të Prizrenit ka ndaluar të hënën një kamion me targa vendore, ku ka hasur 25 viça që dyshohet se janë kontrabanduar.

Policia ka identifikuar tre persona që dyshohet të jenë marrë me këtë veprimtari: A.K., K.B. dhe R.R.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se gjatë procedurave policore është kuptuar se kafshët (viçat) e gjetur në kamion ishin kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe se janë janë dorëzuar në Doganën e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve të lartcekur, dhe më vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt.

Exit mobile version