Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB. USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar dhe rasti po hetohet.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shprehet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës, duke thënë se nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve.