UBT News

Parandalohet kontrabanda e 520 shisheve të birrës

Njësitë policore kufitare të Policisë së Kosovës kanë bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra në dy raste të ndryshme. Bëhet fjalë për një sasi pije alkoolike, birrë, që u tentua të kontrabandohet nga Serbia.

“Me datë 19.07.2022 rreth orës 07:00, Policia e Kosovës gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë – Serbi bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, kanë identifikuar dy vetura të ndryshme njëra me targa të Serbisë dhe tjetra me targa vendore, që të dyja me ngasës dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të realizuar tek vetura e parë janë gjetur sasi e pijeve alkoolike 26 arka –birrë me gjithsej 520 copë, ndërsa tek vetura e dytë janë gjetur 24 arka (me birrë) dhe 80 shishe birrë, në total gjithsej 560 copë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Malli i sekuestruar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.

Exit mobile version